This is the blog that will respond all of yours questions!

Wednesday, November 9, 2016

Hekuri!

Hekuri ne organizem
Hekuri është element kimik. Në trupin e njeriut ai merr pjesë me 0,008 % të masës, dhe gjendet kryesisht në gjak. Hekuri është pjesë mjaft e rëndësishme e ushqimit, pasi që merr pjesë në përbërjen e hemoglobinës dhe ka rol në lidhjen dhe përcjelljen e oksigjenit nga mushkëritë në gjak.Në indet dhe organet e njeriut, hekuri lidhet me proteina të ndryshme, siç janë kromoproteinat, flavoproteinat dhe grupi i tretë ku bëjnë pjesë transferina dhe feritina.Hekuri merr pjesë edhe në sintezën e ADN-së, në metabolizmin e katekolaminave dhe shërben si përcjellës i elektroneve në mitokondrie.Në organizmin e njerëzve të rritur gjenden prej 3 deri në 5 mg hekur. Pjesa më e madhe gjendet në hemoglobinë dhe mioglobinë. Pjesa e tepërt e hekurit në organizëm gjendet si rezervë në formë të feritinës dhe hemosiderinës në mëlçi, shpretkë dhe palcën kockore.Feritina ka mjaft role në organizëm: pengon grumbullimin e hekurit të lirë; ruan hekurin për sintezën e hemoglobinës dhe ka rol në përthithjen e hekurit nga zorra. Feritina është masë më e mirë për të matur edhe sasinë e hekurit në organizëm.
Hekuri ne jeten e perditshme

Hekuri eshte nje nga elementet kimike me te hasura ne jeten e perditshme.Hekuri gjendet ne organizmin e shume gjallesave por gjithashtu edhe ne natyre.Ai ne natyre gjendet ne formen e mineraleve qe ndoshen ne toke, ma pas ai perpunohet dhe sillet ne trajten e hekurit qe ne shohim perdit.Hekuri eshte nje nga elementet me te perdorura nga njeriu.Shumica e pajisjeve jane te ndertuara nga hekuri.Hekuri gjen perdorim te gjere ne shume fusha te jetes, nga keto mund te permendim :mjekesine, arsimin, industrite e ndryshme, elektronike etj.


No comments:

Post a Comment